Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.
Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e lokaleve në pedonalen e Korçës, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.
