Analisti Arben Meçe, i ftuar në një emision televizive, thekson janë tre shënjestra të opozitës dhe Metës, drejtësia, komunitetit ndërkombëtar dhe Edi Rama.
Ai shton më tej se PS dhe Rama nuk kanë bërë deklarata që SPAK po bën goditje politike, ndërsa qëndrimet e Berishës dhe grupit të Berishës, thonë SKAP.
“Është fakti i ngritur që SPAK është instrument i Ramës. Por është absolutisht në varësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur flasim për SHBA, flasim për BE dhe Britani. Të tre bashkë janë aleatët tanë strategjijkë. Ndërkohë është dhe një insitutcion i pavarur stretgjik. Pra janë tre. Me kë do bëjë negociata Ilir Meta? Nëse bën me Ramën, nuk e lën dy të tjerat. Di vetëm një gjë, që Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama kanë kuptuar që armiku i tyre numër një në Shqipëri është SPAK, pasi është instrumenti i goditjes. Ballafaqimi i tyre është me SPAK. Edi Rama ka bërë kritika normale në politikë.
Por PS dhe Rama nuk kanë bërë deklarata që SPAK po bën goditje politike. Qëndrimet e Berishës dhe grupit të Berishës, thonë SKAP. Reforma në drejtësi është vullnet politik, për të goditur korrupsionin. Opozita e Metës dhe Berishës kanë ndërtuar një strategji dhe kjo është bërë në çdo podium. Janë bashkuar për të goditur SPAK. Do godasin të gjithë faktorin ndërkombëtar. Kohët e fundit opozita shqiptare ka vënë në shënjestër të gjithë trupi diplomatik. Dhe faktorin e tretë godasin Ramën”, nënvizon Meçe.
