Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj, në një vendim të papritur. Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të saj nga posti drejtues.
Halilaj kishte marrë drejtimin e IdentiTek në nëntor të vitit 2024, duke pasuar në këtë detyrë Liona Priftin. Gjatë periudhës së drejtimit të saj, institucioni ka qenë në fokus për çështje që lidhen me dokumentet biometrike dhe shërbimet e identifikimit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se brenda ditës së sotme pritet të emërohet drejtuesi i ri i IdentiTek, ndërsa Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende një reagim të detajuar mbi këtë ndryshim në krye të institucionit.
