Tragjedi në Korçë: Qytetari ndërron jetë brenda farmacisë, dyshohet infarkt

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një qytetar ka humbur jetën brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, personi kishte hyrë në farmaci për të marrë ilaçe, pasi vuante nga probleme me zemrën. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt akut ndërsa ndodhej brenda ambienteve të farmacisë, duke ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Ndërkohë, trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related