Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun, Rama homazhe te memoriali “Nënë Shqipëri” në Tiranë, të pranishëm Nikolla e Veliaj

Data

Në Varrezat e Dëshmorëve u mbajt dje ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Atdheut. Krerët më të lartë të shtetit, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve, në memorialin “Nënë Shqipëri”.Në ceremoni morën pjesë edhe veteranë, e të afërm të dëshmorëve të atdheut.Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi më herët homazhe po ashtu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ngushtë, ndërsa një mesazh nuk ngurroi ta jepte.“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e  Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë”, tha Meta. 5 maji është caktuar Dita e Dëshmorëve, në përkujtim të veprës së Qemal Stafës, ish sekretarit politik të të rinjve komunistë të vrarë më 5 maj 1942, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar! Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related