PS ndez motorët për zgjedhjet në Tiranë — Rama mbledh nesër strukturat

Data

Partia Socialiste ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim të gjerë me strukturat e partisë për të koordinuar fushatën.

Sipas burimeve, Rama do të mblidhet nesër në orën 16:30 në Hotel Tirana me ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë dhe ish-deputetë të kryeqytetit që kanë qenë aktivë në zgjedhje të mëparshme. Qëllimi kryesor i assemblës është të përcaktojë strategjitë, detyrat dhe mobilizimin e strukturave në terren për 9 nëntorin.

Kjo lëvizje vjen ndërkohë që Erion Veliaj ka kërkuar pezullimin e dekretit të Presidentit te Gjykata Kushtetuese. Por socialistët po vazhdojnë me mobilizimin — me mbështetje për kandidates Ogerta Manastirliu dhe fokus në forcimin e bazës dhe aktivizimin e strukturave lokale.

Takimi pritet të jetë vendimtar për mapimin e fushatës në zonat dhe lagjet kryesore të Tiranës, përcaktimin e ekipave përgjegjëse dhe planifikimin e aksioneve lokale në ditët e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related