“Kush i bëri listat dhe kush mban përgjegjë?” – Salianji kërkon llogari për humbjet e PD-së

Data

Nga foltorja e Lezhës, Ervin Salianji ngriti publikisht një nga çështjet më të ndjeshme brenda Partisë Demokratike: përgjegjësinë për listat zgjedhore dhe humbjet e përsëritura elektorale.

Salianji theksoi se, pavarësisht sakrificave të mëdha të demokratëve në terren dhe skandaleve të përditshme të qeverisë, PD vijon të mbetet në opozitë. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të kalohet pa një analizë të ndershme dhe pa përcaktuar qartë përgjegjësitë.

Ai ngriti disa pyetje të drejtpërdrejta: kush mban përgjegjësi për vjedhjen e përsëritur të zgjedhjeve, kush i hartoi listat e PD-së, kush është fajtor për humbje që “sfidojnë edhe matematikën” në disa qarqe dhe pse, sipas tij, humbësit promovohen ndërsa demokratët që luftojnë lihen në harresë.

Në fjalën e tij, Salianji shprehu mirënjohje për strukturat e PD-së në Lezhë dhe Kurbin, duke i vlerësuar për moralin dhe qëndresën e treguar edhe në momentet më të vështira për partinë. Ai nënvizoi se pa vendosur parime të qarta, pa ndryshuar kursin dhe pa çliruar potencialin e demokratëve, PD nuk mund të ecë përpara.

Mesazhi i tij ishte i qartë: pa llogaridhënie të brendshme dhe pa guxim për të thënë të vërtetën, çdo përpjekje për fitore do të mbetet e pamundur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related