“Kupa u derdh!” Berisha: Sot përplasja finale me Ramën, Shqipëria zbret në Bulevard

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës kombëtare që mbahet sot në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Në një deklaratë të fortë për mediat, Berisha e cilësoi protestën si një moment historik dhe vendimtar për fatin e vendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, kapje të shtetit dhe rrezikimin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Pak orë na ndajnë nga uragani i shpresës dhe fitores. Kupa e Ramës është derdhur prej kohësh. Sot është dita që shqiptarët t’i tregojnë se nuk pranojnë më një qeveri që vjedh, shtyp dhe tall qytetarët”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Rama po sakrifikon interesat kombëtare për të mbrojtur pushtetin personal, duke futur vendin në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Berisha u shpreh se protestat janë e vetmja rrugë për t’i dhënë fund asaj që ai e cilëson si “regjim hajdutësh”.

Kreu i PD-së theksoi se protesta e sotme është paqësore, por vendimtare, dhe i ftoi qytetarët të mbushin bulevardin për të dërguar një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit se Shqipëria nuk pranon më korrupsionin dhe keqqeverisjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related