“Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e…”, Rithemelimi kërkon marrëveshje me Ramën për qeveri teknike: Sigurohen kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm

Data

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka deklaruar se Shqipëria është vendi me pensionin më të ulët në Europë.

Bozdo tha ndër të tjera se shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet. Ai ka bërë thirrje për një qeveri teknike që do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

DEKLARATA E PLOTË:

Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulti në Evropë. Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian. Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.

Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanar-ndricuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se, varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Sipas Eurostat rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related