Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Hoxha ka lidhje familjare me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, pasi është kunati i tij, një fakt që ka shtuar vëmendjen mbi këtë paraqitje në organin e akuzës.
Deri në këto momente, SPAK nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e thirrjes së ish-zyrtarit, ndërsa nuk dihet nëse ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim apo për të dhënë shpjegime në një dosje ekzistuese.
Paraqitja e tij vjen në një kohë kur hetimet e SPAK po zgjerojnë rrethin e personave të lidhur me ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, për çështje që lidhen me abuzime, pasuri dhe procedura administrative.
