Kthimi i opozitës në normalitet në Kuvend, analisti i njohur zbulon kush ka ndikuar pas ‘zbutjes’ së qëndrimit të tyre

Data

Analisti Mentor Nazarko në një studio televizive komentoi zhvillimet e fundit politike dhe sinjalet për rikthimin e Parlamentit në normalitet të plotë.

Ai shprehet se kjo zbutje e qëndrimit të opozitës dhe tërheqja e saj nga veprimet destruktive, duket se më tepër janë një imponim, që vjen nga partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se opozita e ka kuptuar tashmë se veprimet e saj të zhurmës dhe kaosit nuk e çojnë askund dhe nuk i jep peshë politike.

“Mendoj se ky ngjan një zhvillim i përcaktuar dhe i imponuar në mos nga shumica, po nga parterët ndërkombëtar. Ata duan që në komunikimin ndërpartiak, opozitën ta përfaqësojnë interlekutorë që janë të pranueshëm për shumicën. E dyta, ka zëra për negociata të fshehta, jo publike, dhe këto ngjajnë  të besueshme, pra janë pjesë në këtij zhvillimi zinxhirësh, që nis me ndryshimin e nënkryetarëve, por ama të cilat nuk i japin besueshmëri alternativës që përfaqësohet nga Berisha. Janë zhvillime të mirëpritura, për çfarë arsyesh? Ajo që po bënë pozita sot, ja u them opozita, është një eufemizëm për t’i përmbledhur në një etiketë të gjitha rrymat e saj, janë veprime të dëshpëruara, edhe mendjet e arsyeshme dhe ato të paarsyeshëm janë të vetëdijshëm se veprimet e tyre nuk sjellin asnjë ndryshim pozitiv dhe në këtë kuptim nëse arrin të dalin nga zhytja dhe nga mbytja, ky është një lloj zhvillimi”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related