Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Data

Duke folur në MCN, Bushati theksoi se zgjedhjet në vendin tonë u çliruan nga amerikanët, pasi sipas tij, Uashingtoni është sot shumë më i distancuar ndaj Edi Ramës se sa ishte 4 vite më parë.

“Ramën e ndëshkuan, por nuk është se promovuan opozitën”, shprehet Bushati, duke iu referuar qëndrimit të Ambasadës Amerikane.

Andi Bushati:Ka rëndësi që të kemi për këtë raport një vështrim të vërtetë dhe të drejtë. Sepse sot kushdo që ka dëgjuar lajmet është ndeshur me dy opinione diametralisht të kundërta. Përfaqësuesit e mazhorancës thoshin që zgjedhjet u certifikuan ndërsa Berisha thoshte që farsa u vulos nga PE. Berisha thotë farsë, në fakt unë s’jam dakord, por në dokument shkruhej që zgjedhjet ishin konkurruese.

Këtu Berisha s’thotë të vërtetën. Mazhoranca thotë që zgjedhjet u çertifikuan, jo s’u certifikuan, pasi përmendej raporti i ODIHR, përdorimi i administratës dhe intimidimi i votuesve. Ishte diçka në mes, as ajo që trumbeton Berisha dhe as ajo që pretendon qeveria. Ata njerëz që duan të kuptojnë të vërtetën, është mirë të lexojnë raportin vetë. Ajo që kanë bërë europianët është më afër asaj që ne jemi mësuar të dëgjojmë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related