Kryemadhi: “Meta nuk ka asnjë firmë në dosje”, kundërshton provat dhe ekspertimin e SPAK

Data

Pas përfundimit të seancës paraprake në GJKKO, Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për mediat, ku kundërshtoi pretendimet dhe ekspertimet e SPAK, duke theksuar se në dosjen ndaj Ilir Metës “nuk ka asnjë firmë apo mesazh” që e implikon atë.

Kryemadhi bëri të ditur se në seancë ka paraqitur dy kontrata që lidhen me çështjen e lobimit, por sipas saj, këto dokumente duhet të merren zyrtarisht nga Prokuroria përmes letër-porosisë në SHBA. Ajo kërkoi që SPAK të marrë në pyetje edhe personin që ka bërë deklaratat për këtë çështje.

Sa i përket ligjit të minierave, për të cilin akuzohet Ilir Meta, Kryemadhi theksoi se propozuesi i ligjit ka qenë kryeministri Edi Rama dhe jo ish-presidenti. Ajo kërkoi që gjykata të verifikojë këtë fakt dhe të sqarojë nëse ka pasur ndonjë formë intimidimi ndaj deputetëve.

Kryemadhi kundërshtoi gjithashtu ekspertimin financiar të SPAK për shpenzimet dhe pasurinë e saj, duke e cilësuar atë të njëanshëm dhe të pasaktë. Sipas saj, në llogaritjet e paraqitura janë bërë dyfishime të padrejta të shpenzimeve. Ajo theksoi se më parë ka pasur edhe hetim administrativ për çështjen e pasurisë, por kërkoi që Prokuroria të sqarojë konkretisht se për cilën vepër penale akuzohet.

Në fund të deklaratës, Kryemadhi përmendi edhe telefonin e saj të sekuestruar si provë nga SPAK, duke thënë se në të gjenden mesazhe të vitit 2014 me Edi Ramën lidhur me përzgjedhjen e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës në atë kohë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related