Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit

Data

Sokol Bizhga ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Shkresa me numër 70/y, e firmosur nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i është dërguar në mesditë Bizhgës, i cili deri më tani mbante postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Shkarkimi i Prodës erdhi pas ngjarjeve gjatë protestës së 28 shkurtit, ku sipas argumentimit zyrtar nuk u garantua rendi dhe siguria, veçanërisht në zonën e Vilës 31.

Bizhga do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të procedurës së përzgjedhjes me konkurs të drejtorit të ri të Përgjithshëm. Sipas ligjit, kandidatë mund të jenë drejtues me gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit.

Me marrjen e kompetencave, pritet që drejtori i komanduar të ndërmarrë edhe vendime të tjera administrative, përfshirë drejtues vendorë, në përputhje me parashikimet ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related