Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

Data

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali.

Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj.

Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke përmendur praktika të tilla si blerja e votave, përdorimi i administratës publike për qëllime elektoraliste dhe organizimin e aktiviteteve për të ndikuar tek zgjedhësit, përfshirë evenimente të mëdha si Giro d’Italia.

Po ashtu, ai ka folur për shkelje të ligjit në lidhje me legalizimet dhe ndarjen e lejeve të ndërtimit për të fituar mbështetje elektorale.

“Isha në Porto të Portugalisë, ku zhvilloi punimet sesioni i Asamblesë parlamentar të OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, përsa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related