“Krimi nuk kurseu as fëmijët” – Klodiana Lala: 2025-a u shënua nga vrasje të rënda dhe atentate tronditëse

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një bilanc të fortë të ngjarjeve kriminale që shënuan vitin 2025, duke e cilësuar atë si një nga vitet më të errëta për sigurinë publike në vend. E ftuar në News24, ajo theksoi se krimi gjatë këtij viti nuk kurseu as fëmijët dhe as përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë.

Sipas Lalës, seria e ngjarjeve të rënda nisi që në fillim të vitit në Shkodër. Një nga krimet më tronditëse ishte vrasja e Kristian Markut, nipit të Martin Bardhit, e cila, sipas saj, u dallua për mënyrën e organizimit dhe për sfondin e një sage të gjatë hakmarrjeje mes familjeve Bardhi dhe Reçi.

Gazetarja u ndal edhe te atentati në Lundër, ku u qëllua mbi automjetin ku ndodheshin fëmijët e një biznesmeni, duke e cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të qartë se krimi i organizuar ka kapërcyer çdo vijë morale. “Është alarmante kur atentatet përfshijnë të mitur. Kjo tregon një nivel brutaliteti dhe pandjeshmërie që trondit gjithë shoqërinë”, u shpreh ajo.

Një tjetër ngjarje që Lala e konsideroi jashtëzakonisht të rëndë ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Sipas saj, kjo ishte ndoshta ngjarja më e rëndë e vitit, pasi u godit drejtpërdrejt “tempulli i drejtësisë”, duke cenuar sigurinë dhe autoritetin e sistemit gjyqësor.

Po ashtu, ajo veçoi atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shaljani), si një tjetër episod shumë të rëndë kriminal që tronditi opinionin publik dhe tregoi nivelin e lartë të organizimit të grupeve kriminale.

Në analizën e saj, Klodiana Lala përmendi edhe përhapjen e konflikteve mes të miturve gjatë vitit 2025, duke e cilësuar këtë fenomen si një shqetësim serioz që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet.

“2025-a shënoi një sërë ngjarjesh kriminale që nisën në Shkodër, vijuan me atentate të rënda dhe kulmuan me vrasjen e një gjyqtari. Ky vit tregoi se krimi nuk kursen askënd – as fëmijët, as drejtësinë”, përfundoi gazetarja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related