KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë pas rinumërimit

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit.

Rinumërimi u zhvillua pas dyshimeve për parregullsi në votat preferenciale të kandidatëve për deputetë. Sipas të dhënave zyrtare, procesi ka sjellë ndryshime vetëm në numrin e votave të disa kandidatëve individualë, në disa raste deri në mijëra vota, ndërsa rezultati i partive politike nuk është prekur.

Autoritetet zgjedhore kanë konfirmuar se rinumërimi është mbyllur në të gjithë territorin dhe se certifikimi i rezultatit zgjedhor do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Nga rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohet fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë mbi 51% të votave, duke siguruar shumicën parlamentare dhe duke hapur rrugën për formimin e qeverisë së re pa pengesa.

Procesi zgjedhor dhe rinumërimi janë vlerësuar si të qeta, ndërsa certifikimi i sotëm i rezultateve i hap rrugë afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related