“Krenare për inkurajimin e bërë ndaj krerëve të UÇK”/ Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, pjesëmarrëse në protestë

Data

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ishte një ndër qytetarët e shumtë të ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Me plot emocion, Shkurte Fejza tha se ndjehet krenare për Tiranën e cila ka organizuar një protestë të tillë.

E pyetur për ndjesitë rreth këngës së saj “Mora fjalë” e cila tashmë duket se është kthyer në një himn, Fejza shton se ndihet mjaft krenare teksa këndohet nga çdokush dhe kudo.

“Ndjehem mirë për gjithë këtë inkurajim që i bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë mbështetjen. Po ndjehem krenare.

Këngën “Mora fjalë” do ta këndoj me shumë kënaqësi. Është një këngë që më sjell emocion, krenari, dhimbje, është shumë e bukur, këngë e cila i këndohet heroit tonë legjendar.

Fakti që e këndojnë të gjithë më bën të fluturoj. Po e shijoj shumë. I falenderoj shumë të gjithë ata që e duan dhe e këndojnë”, tha Shkurte Fejza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related