KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

Data

Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025. Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak. Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak.

Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim. Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, një person që ka ngritje galoponte vitet e fundit në tendera të ngjashëm.

Faksimile: Vendimi i KPP-së i muajit gusht 2025 për tenderin e KLGj-së

Ky tender ka kaluar në disa institucione, pas shpalljes fillestare të fituesit në muajin prill 2025. Fillimisht palët u ankuan në APP, më pas në KPP, ndërkohë që njëra palë ka shkuar edhe në gjykatë. Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e firmës “Advanced Bussines Solution”.

“Në përfundim të analizës së fakteve përkatëse, Komisioni arrin në konkluzionin, se dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik ankimues në procedurën e prokurimit, plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe konsiderohet i vlefshëm për fazën në të cilën ndodhet procedura e prokurimit” thuhet në vendimin e KPP-së të datës 1 gusht 2025, që hulumtoi VoxNews.

Një tender mjaft i majmë dhe i prokuruar nga një institucion me një rëndësi të veçantë, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Përballë ishte kompania “Advanced Bussines Solution”, e cilësuar si kompani pranë kryeministrit Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related