U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

Data

Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, i raportuar si i zhdukur nga familjarët, është kthyer gjatë natës në banesën e tij.

Familjarët kishin bërë kallëzim në komisariatin nr. 1 në Tiranë rreth orës 17:00 të së martës, pasi kishin humbur kontaktet me 34-vjeçarin. Sipas raportimeve në media, pas gjetjes, Shima u tha uniformave blu se “nuk kam asnjë pretendim”.

Daniel Shima ka mbajtur postin e zv.drejtorit të AKSHI-t për katër vite, ku ka qenë i përfshirë në procesin e prokurimeve publike të institucionit. Pas largimit nga detyra një vit më parë, ai është angazhuar me aktivitet privat. Shima ka qenë gjithashtu i pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related