“Kjo është fytyra e regjimit”, Berisha ‘shpërthen’: Intervista e Ahmetajt zbulon grabitjen e shtetit nga Rama

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke e cilësuar atë si një “autopsi të plotë” të korrupsionit dhe vjedhjeve të qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se deklaratat e Ahmetajt përbëjnë një aktakuzë të rëndë për mënyrën se si, sipas tij, shteti shqiptar është grabitur dhe vendosur nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin. Ai tha se intervista nxori në dritë fakte, dokumente dhe mekanizma që tregojnë se institucionet e drejtësisë janë të kapura dhe nuk veprojnë, pavarësisht denoncimeve të shumta ndër vite.

Berisha u ndal veçanërisht te çështjet e Durrësit, Porto Romanos dhe projekteve të mëdha publike, duke theksuar se këto afera janë denoncuar vazhdimisht, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë: në to janë të përfshirë drejtuesit më të lartë të pushtetit.

Ai solli si shembull shpenzimet e fryra, tenderët e dyshimtë dhe pajisjet me çmime shumëfish më të larta se në vendet e tjera, duke i cilësuar si prova të qarta të një sistemi korrupsioni të institucionalizuar.

Në përfundim, Berisha deklaroi se intervista e Ahmetajt ka zbuluar fytyrën reale të qeverisjes dhe se, sipas tij, nuk ka më vend për iluzione. “Kjo është fytyra e regjimit. Ndëshkimi i vetëm i mundshëm është reagimi i qytetarëve. Vetëm populli mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti”, theksoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related