Kishte hyrë në një banesë për të grabitur, arrestohet 46-vjeçari në Peqin, i dënuar më parë për vjedhje

Data

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Peqin, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në lagjen “Xhami”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin u njoftuan për një rast vjedhjeje dhe ndërhynë menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, policia e kapi autorin brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur dhe e vuri në pranga.

I arrestuari është shtetasi A. R., 46 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se, pak kohë para se të kapej në flagrancë, ai kishte vjedhur në të njëjtën banesë një armë gjahu dhe disa sende të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 46-vjeçarit një mjet (darë), që dyshohet se e përdorte për të kryer vjedhjet. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related