E rëndë në Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 34-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se i riu ka konsumuar fotoksinë. Ai është transportuar me urgjencë drejt një spitali në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related