Rusia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, për të cilin hetuesit besojnë se ka vendosur bombën që vr@u gjeneralin rus Igor Kirillov me urdhra të shërbimit sekret ukrainas.
Sipas komitetit shtetëror rus për hetime, 29-vjeçari ishte rekrutuar nga shërbimi special ukrainas dhe i ishin premtuar 100 mijë dollarë dhe udhëtim në Bashkimin Evropian, sipas agjencisë “TASS”, që ka cituar agjencinë e spiunimit FSB.
Personi u arrestua në qarkun e Moskës, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme, Irina Volk.
Kirillov ishte udhëheqës i njësitit për armë kimike, biologjike dhe radiologjike. Ai u vra nga një shpërthim afër një ndërtese në Moskë. Pos tij, nga shpërthimi u vra edhe asistenti i tij.
