Këshilli i Territorit, dhëniet e lejeve në disa raste do kërkojnë më shumë firma

Data

Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në disa raste më shumë firma sesa në procedurën normale.

Një ndryshim në vendimin e vitit 2017 “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit është përcaktuar se si veprohet rast pas rasti sa i takon firmës që marrin aktet që dalin nga ky institucion.

Konkretisht pika 5 e vendimit nënvizon se Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. “Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit(AZHT), në cilësinë e sekretarit të KKTU-së.

Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në pikën 5 të ndryshuar. E njëjta vijon se në disa raste kur lejet që jepen bien nën fushën që lidhet me basenet ujore, është e nevojshme që vendimet të nënshkruhen edhe nga kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

“Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related