Juristi Ylli manjani shpjegoi rastet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet dhe arsyet që e justifikojnë këtë. Duke u ndalur te arrestimi i Erion Veliajt, ai citoi nenin 62 të ligjit për Qeverisjen Vendore, i cili përcakton kushtet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet.
“Ka një ligj në Shqipëri, ligji për Qeverisjen Vendore, nenin 62, i cili thotë se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
Kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve;
Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;
Propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë prej tre muajsh pa ndërprerje.”
“Ku është shkelja e Kushtetutës këtu?”, tha Manjani.
