“Killeri” i Çopjave/ Ky është Arben Lamçja, me rekorde kriminale edhe në Itali

Data

Personi që shihni në foton e mësipërme është Arben Lamçja alias Dobrova nga Elbasani, i cili është një prej 3 personave për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste në kuadër të aksionit për goditjen e grupit kriminal të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Lamçja ishte strehuar në një apartament në lagjën “Emshir” të Prishtinës, teksa ditën e djeshme u kap nga njësia policore “FAST Kosova”.

Ai akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Lamçja dyshohet se shtë përfshirë në 5 krime të porositura nga Çopjat, mes të cilave edhe disa vrasje.

Ditët në vijim priten procedurat për esktradimin e tij drejt vendit tonë, për t’u njohur më pas dhe ai me akuzatr nga SPAK.

Arben Lamçja alias Dobrova rezulton një emër i njohur për drejtësinë, si dhe një person me rekorde kriminale në Itali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related