Dy tërmete me magnitudë 5.3 dhe 5.2 ballë të shkallës Rihter, me një minutë nga njëra-tjetra, kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në brigjet e Santorinit, njoftoi Instituti Gjeodinamik.
Tërmetet janë ndjerë në Atikë dhe Kretë.
Tërmeti i parë me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 22:15 me epiqendër 15 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti i dytë ka ndodhur në orën 22:16 dhe ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
