35 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxha, simboli i fundit i diktaturës

Data

Më 20 shkurt 1991, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshi Skënderbej për të rrëzuar shtatoren e diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar një nga momentet më simbolike të rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

Ngjarja erdhi pas protestave studentore të dhjetorit 1990, të cilat çuan në shpalljen e pluralizmit politik dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet e para pluraliste pas afro 45 vitesh diktaturë. Lëvizja studentore në Qytetin Studenti u kthye në katalizator të ndryshimeve të mëdha politike që pasuan.

Megjithëse Kuvendi Popullor kishte miratuar një dekret për mbrojtjen e monumenteve, përfshirë edhe bustin e Hoxhës, revolta qytetare nuk u ndal. Për shumë shqiptarë, rrëzimi i shtatores përfaqësonte fundin simbolik të një regjimi të izolimit, persekutimit politik dhe represionit shtetëror.

Rrëzimi i bustit u transmetua gjerësisht dhe u kthye në një imazh të fortë të shembjes së sistemit komunist në vend. Ai moment shënoi jo vetëm largimin e një simboli nga qendra e kryeqytetit, por edhe fillimin e një epoke të re për Shqipërinë.

Sot, 35 vite më pas, 20 shkurti kujtohet si një nga datat kyçe të tranzicionit shqiptar drejt demokracisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related