Këlliçi: Qeveritë në rajon mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të naftës, Rama mbron Ballukun

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas rritjes së çmimit të karburanteve në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk po merr masa për të mbrojtur qytetarët nga shtrenjtimi i naftës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi tha se qeveritë e vendeve të rajonit kanë ndërmarrë masa konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve, ndërsa sipas tij në Shqipëri nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Ai theksoi se çmimi i naftës në vend po i afrohet 2 mijë lekëve për litër dhe se parashikimet tregojnë se ai mund të rritet edhe më tej.

Sipas deputetit demokrat, qeveria shqiptare nuk po ndërmerr masa si ulja e akcizës apo e taksave të tjera, siç kanë bërë disa vende të rajonit për të lehtësuar barrën financiare për qytetarët.

Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se është më i përqendruar në mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij politikë sesa në zgjidhjen e problemeve ekonomike të qytetarëve.

Në fund të reagimit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga opozita përpara Parlamentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related