Këlliçi: Balluku dhe Rama bashkëautorë në afera, më 10 shkurt qytetarët në protestë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si bashkëautorë në keqpërdorime me tendera dhe taksat e qytetarëve.

Sipas Këlliçit, Balluku ka ndërtuar karrierën dhe ka marrë pushtet të madh politik për shkak të zbatimit me bindje të plotë të urdhrave të Ramës, duke u bërë pjesë aktive e aferave që rëndojnë mbi qeverinë. Ai thekson se kudo ku Balluku ka ndërhyrë në tendera, sipas tij, gjenden gjurmët direkte të kryeministrit.

Deputeti shprehet se ndonëse Rama mund të tentojë ta distancojë veten nga bashkëpunëtorja e tij më e afërt, qytetarët tashmë e dinë se ata kanë qenë së bashku në çdo aferë dhe se përgjegjësia është e përbashkët.

Në fund, Këlliçi u bën thirrje qytetarëve që më 10 shkurt të mblidhen përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar protestën si një moment vendimtar për të kërkuar llogari dhe për t’i dhënë fund korrupsionit.

“O sot, o kurrë”, përfundon ai mesazhin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related