Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi zhvilloi një debat me anëtarin socialist të Komisionit, Petro Koçi.
Vokshi tha se deputetët e PS vijnë nga krimi e bandat, ndërsa Koçi iu drejtua duke u shprehur se “ka ndarë puset e naftës me miqtë e saj” dhe se “nuk është raca e saj politike”.
Pjesë nga debati:
Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me miqtë e tu.
Albana Vokshi: Mos u mundo, rri aty.
Petro Koçi: Nuk jam raca jote politike, ta dish ti. More vesh.
Albana Vokshi: Ne nuk jemi me bandat. Nuk jemi me kriminelët. Shko tek ai pallati, ku ke bërë fushatën.
