Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Data

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se projektet e mbështetura përfshijnë: Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri; Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara; Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale; Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025. “Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related