Kandidati i PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Qefalia, i ftuar në një emision televiziv komentoi zhvillimet politike. Ai tha se e vlerëson procesin e rinumërimit, duke shtuar se nuk sheh që komisionerët të mos kenë bërë punën korrekt, përpos disa rasteve, që janë gabime njerëzore.
Qefalia nënvizoi se i vjen keq që ka marrë afër 10 mijë vota dhe nuk do të jetë në parlament, por nënvizoi se do jetë afër shqetësimeve të qytetarëve që e kanë votë-besuar.
“Nuk jam i zhgënjyer, por ndihem besimplotë se komisionerët nuk kanë bërë tjetërsim të votës. Nuk kam pasur pritshmëri, nuk kam menduar se kolegu që ishte në garë me mua të ketë bërë manipulim votash. E inkurajoj rinumërimin, që çdo gjë të jetë transparente. Pjesën më të madhe të votuesve të mi i njoh me familje. Ndjej keqardhje, që për momentin nuk jam pjesë e parlamentit, por iu kam thënë votuesve të mi se në çdo rast do jem me ta, do dëgjoj shqetësimet e tyre, do përcjell shqetësimet që ata kanë në pushtetin qendror apo lokal. Unë kam marrë pjesë në festat e tyre në zonat rurale. Do jem zëri i tyre për hallet që mund të kenë. Kam marrë gati 10.000 vota dhe kur ke marrë kaq vota, të vjen keq që nuk je pjesë e parlamentit, sigurisht. Unë jam kandidati i parë për të qenë në Kuvend, nëse ndodh diçka. Një kolege e imja ka hyrë me mbi 6000 vota në parlament e unë me 10 mijë vota nuk kam hyrë.
