Kavajë – 58-vjeçari përplas për vdekje 82-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja, arrestohet nga policia

Data

Një 58-vjeçar nga Kavaja është arrestuar pas një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmë në aksin “Peqin – Rrogozhinë”.

Ai akuzohet se me automjetin që drejtonte përplasi për vdekje një 82-vjeçare dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas kontrolleve policia lokalizoi dhe kapi autorin, ndërsa automjeti i përdorur në aksident është gjetur dhe sekuestruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi D. G., 58 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related