“Kosova në bllokadë politike, Vetëvendosje nuk arrin shumicën”

Data

Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike, teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme, duke marrë besimin e 56 deputetëve.

Pas takimit me liderët e partive që përfaqësohen në Kuvend, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike. Megjithatë, ajo tha se do të bëjë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ka kërkuar nga presidentja një afat 10-ditor për mandatarin e ri. Ky afat përfundon të mërkurën, më 5 nëntor, kur edhe do të dihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re. Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related