Avokati Rezart Kthupi deklaroi se nuk pret që mazhoranca të votojë pro heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, pavarësisht kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.
Sipas tij, Partia Socialiste do ta formalizojë qëndrimin politik duke argumentuar se provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për një vendim të tillë. Kthupi theksoi se Shqipëria ka ngritur struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe se ky ka qenë një vullnet i qartë i shoqërisë.
Ai paralajmëroi se çdo pengesë ndaj veprimeve të prokurorisë në çështje të tilla do të përbënte një sinjal negativ për luftën kundër korrupsionit dhe për raportin mes politikës dhe drejtësisë në vend.
