Karakasi nën frikë dhe kontroll total, qytetarët flasin me zë të ulët: Patrulla ushtarake, civilë të armatosur dhe telefonë të kontrolluar

Data

Situata në kryeqytetin e Venezuelës mbetet e tensionuar, ndërsa frika dhe pasiguria po dominojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Dëshmi të shumta nga banorë të Karakasit, të cilët kanë kërkuar anonimat për arsye sigurie, flasin për një prani të shtuar të forcave të sigurisë dhe një klimë presioni të vazhdueshëm ndaj popullsisë civile.

Një sipërmarrës 34-vjeçar ka treguar se patrullat ushtarake ndodhen pothuajse në çdo cep të qytetit, ndërsa grupe civilësh të armatosur, që sipas tij mbështesin qeverinë, lëvizin lirshëm nëpër rrugë, duke përhapur frikë dhe pasiguri. Ai shprehet se qytetarët janë të detyruar të sillen me shumë kujdes, pasi kanë frikë nga hakmarrjet dhe veprimet e paparashikueshme të autoriteteve.

“Kemi frikë se çfarë mund të na bëjnë. Njerëzit nuk ndihen të sigurt dhe çdo fjalë peshohet dy herë,” ka deklaruar ai.

Një tjetër banor i Karakasit pohon se, në pamje të parë, jeta duket sikur vazhdon normalisht, me dyqane dhe biznese që qëndrojnë të hapura, por pas kësaj fasade fshihet një realitet krejt tjetër. Sipas tij, kontrolli mbi civilët është shtuar ndjeshëm, përfshirë verifikimin e telefonave dhe komunikimeve personale.

Një qytetar tjetër ka rrëfyer se gjatë gjithë ditës ka pasur frikë të flasë në telefon apo të dërgojë mesazhe, nga frika se mund të monitorohet apo të keqinterpretohet çdo komunikim.

Dëshmitë e mbledhura përshkruajnë një atmosferë të rëndë tensioni, ku frika ka zëvendësuar lirinë e shprehjes, ndërsa kontrolli i shtuar po e bën jetën e përditshme gjithnjë e më të pasigurt për qytetarët e Karakasit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related