EMRI/ Tjetër konflikt në Tiranë, plagoset me kaçavidë një person në zonën e Yzberishtit

Data

Një tjetër konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku është plagosur me kaçavidë një person në zonën e Yzberishtit.

Sipas informacioneve të para i plagosuri është identifikuar si 40-vjeçari, Klajdi Kapedani.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’, ndërsa ende nuk dihet autori.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes.

Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi u godit me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli.

34-vjeçari mësohet se u godit 4 herë me mjet prerës, 2 në gjoks ku njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës, ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në kembë.

Shkak për sherrin mes Amarildo Hoxhallarit dhe Darmen Kelit thuhet se bë e dashura e këtij të fundit, pasi 25-vjeçari ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar partneren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related