“Kam prime-n e Big Brother”/ Kryemadhi del nga GJKKO: Ja çfarë i kërkova gjyqtares

Data

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca paraprake ndaj saj. Kryemadhi bëri me dije se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së disa avokatëve mbrojtës.

Ajo sqaroi se dy avokatët e zotit Xhixho, si edhe avokati i Ema Çokut, kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet, çka solli shtyrjen e seancës për datën 22 janar.

Gjatë deklaratës për mediat, Kryemadhi tregoi gjithashtu se i kishte bërë një kërkesë gjyqtares lidhur me datën e zhvillimit të seancës, për arsye personale dhe profesionale.

“Seanca u la më 22 janar. Unë i bëra një kërkesë gjyqtares sepse donte ta linte të martën, por ajo e pranoi kërkesën time pasi të martën kam ‘Prime’-n e Big Brother dhe të mërkurën në mëngjes, pasi ‘Prime’ mbaron vonë. Seancat do të zhvillohen çdo të enjte”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo konfirmoi gjithashtu praninë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në sallën e gjyqit, duke sqaruar se mes tyre nuk ka komunikim personal.

“Zoti Meta ishte prezent në seancë. Prokuroria i solli kërkesat që i kishte kërkuar ai. Nuk flas me të, kam objektiva të tjera, por e pashë që ishte shumë mirë”, deklaroi Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related