“Kalaja publikon dokumentet e aferës ‘5D’: Taksat publike përdoren për përfitime të kompanive të lidhura me…

Data

Zëdhënësja Antikorrupsionit parnë PD, Genta Vangjeli publikoi më 12 tetor të këtij viti, dokumenta të reja në lidhje me aferën korruptive të Erjon Veliajt me skemën e ‘5D’. Ndërsa ditën e sotme kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka çuar në SPAK këto dokumente duke bërë kallëzimin e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu Kalaja i ka publikuar dokumente live për skemën e ‘5D’ të Veliajt.

Kalaja e ftuar në një emision televiziv tha se Bashkia e Tiranës pushonte nga puna punonjësit e saj dhe i ndihmonte ata të dëmshpërbleheshin nga gjykata përmes drejtorit juridik, Alban Dokushi.
“Është një skemë e mirëfilltë, publiku e njeh skemën 5D ku taksat tona nuk na kthhen mbrapsht si shërbime të ndryshme që ne duhet t’i përfitojmë por shpërndahen tek shoqëritë që ndrihen, që janë të lidhura me drejtorët më të lartë të bashkisë Tiranë, çuditërisht shkarkohen punonjës nga puna.

Punonjësit më ndërhyrjen e bashkisë Tiranë fitojnë gjyqet dhe shumë e përfituar rastësisht shkon te një zyrë përmbarimi, e quajtur Besnik Dokushi, pra ky është vendimi ku Aban Dokushi është një nga drejtuesit më të lartë në bashkinë Tiranë. Dhe nga ana tjetër po të shikoni ekstraktin që e depozituam sot, të zyres përmbarimore, dhe po të shikoni pasqyrat financiare janë një fitim i frikshëm gjatë vetëm 3 viteve të fundit. Pra është drejtoria më e rëndësishme e bashkisë, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related