Studimet mjekësore kanë treguar se katër nga pesë gra ndërmjet moshës 30-50 vjeç mund të kenë fibroide ose siç njihen ndryshe mioma në mitër. Në shumicën e rasteve, këto masa si ‘një mish i huaj’ nuk shkaktojnë simptoma, këto në varësi të llojit, pozicionimit dhe madhësisë, por ka dhe raste që shenjat janë të qarta dhe nuk duhen neglizhuar si gjakderdhje të mëdha gjatë ciklit, dhimbje barku, parehati gjatë marrëdhënieve seksuale, etj. Gjithashtu miomat mund të shkaktojnë anemi apo probleme me fertilitetin si dhe të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së gruas. Në një emision televiziv me specialistii i bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë se çfarë janë miomat, cilat janë shkaqet e shfaqjes së tyre, faktorët e rrezikut dhe si t’i trajtojmë pa pasur nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.
“Miomat janë zhvillime qelizore në brendësi të muskulaturës së mitrës, uterusit. Miomat apo fibroidet janë tumore beninje, jo kanceroze, që rriten në shtresat muskulore të uterusit. 20-40% e femrave në jetën e tyre mund të zhvillojnë një ose disa mioma, të cilat klasifikohen në varësi të pozicionimit të tyre në uterus” thekson Ylli Merja.
