Një ndër emrat kryesorë të bandës kriminale të Suel Çelës që u godit sot nga SPAK ishte i Bujar Shegës, i cili u arrestua në Milano
Lidhur me këtë person, gazetarja Klodiana Lala, tha sot në emisionin Open se Bujar Shega ka lidhje të forta me politikën. Ajo trego se biznesmeni Bujar Shega ka një lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi.
“Bujar Shega ka një lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Ai është i përfshirë jo vetëm në çështjen e trafikut të drogës, por edhe pastrimit të parave. Ai ka dy kompani, ndërsa ka qenë ish-ortak me Zihni Demon, babain e Kryebashkiakut të Beratit“,- tha Lala.
