Një intervistë jo e lehtë ka qenË ajo për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili në disa raste është vënë në vështirësi nga gazetari i BBC Stephen Sackur ne programin “Hard Talk”.
Një intervistë jo e lehtë ka qenë ajo për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili në disa raste është vënë në vështirësi nga gazetari i BBC Stephen Sackur ne programin “Hard Talk”.
Vuçiç nuk e fshehu dot nervozimin kur Sackur përmendi se Serbia ‘de facto’ e njeh Kosovën, pasi prej vitesh po dialogon me këtë vend për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk është thënë apo shkruar askund. Normalizimi do të thotë që ne të jetojmë në paqe, stabilitet, qetësi, të kemi qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve, të zhvillojmë ekonomitë tona, të fillojmë të diskutojmë çështje të ndryshme dhe të përpiqemi t’i zgjidhim ato”, u shpreh Vuçiç.
Sipas tij, paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë çështje për ata që “hapën kutinë e Pandorës”. Gazetari i kujtoi Vuçiçit rininë si pjesëtar i partisë radikale serbe dhe përqafimin e ideologjisë së “Serbisë së Madhe” gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
