Jo vetëm Këlliçi, zbulohet deputeti tjetër i PD-së i marrë në hetim nga SPAK pas denoncimit të Gaz Bardhit (EMRI)

Data

Pas kallëzimit penal të depozituar në SPAK ndaj Belind Këlliçit për çështjen e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Demokratike në vitin 2021, në fokusin e Prokurorisë së Posaçme ka hyrë edhe një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Sipas raportimeve mediatike, bëhet fjalë për Flamur Nokën, ndaj të cilit indiciet fillestare për nisjen e verifikimeve kanë ardhur pas denoncimeve publike të Gazment Bardhit.

Më herët, Bardhi e ka akuzuar publikisht Nokën për shpifje, lidhje me interesa kriminale dhe për fshehje pasurie, duke përmendur konkretisht mosdeklarimin e një vile me vlerë rreth 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Këto deklarata, të artikuluara hapur dhe me akuza konkrete, kanë shërbyer si bazë për interesimin e SPAK, duke e futur edhe Nokën në rrethin e figurave të PD-së që po verifikohen.

Ndryshe nga rasti i Belind Këlliçit, ku kallëzimi lidhet drejtpërdrejt me aspektet organizative dhe financiare të Kuvendit të Rithemelimit, rasti i Flamur Nokës shtrihet në akuza që prekin pasurinë, korrupsionin dhe lidhje të mundshme me interesa të paligjshme, çka e bën hetimin potencialisht më të gjerë dhe më kompleks.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se SPAK po kryen verifikime paraprake, ndërsa nuk përjashtohet që në vijim të ketë thirrje të tjera për sqarime apo zgjerim të hetimeve, në varësi të provave që do të administrohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related