“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja tregon si u mor vendimi për mbylljen e Tik Tok

Data

Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, e ftuar në një studio televizive, zbuloi se si qeveria arriti deri në vendimin për mbylljen e TikTok-ut në vendin tonë.

“Ministria e Arsimit ka qenë në një komunikim intensiv gjatë kësaj periudhe me prindër e mësues në lidhje me TikTok-un. Janë kontaktuar mijëra mësues e prindër, janë zhvilluar me qindra takime, dhe 90% e komunikimeve kanë qenë për ta mbyllur platformën TikTok”, tha Kushi.

“Nga prindërit është marrë sugjerimi që të shkojmë drejt këtij vendimi. Duhet ta theksojmë se nuk është Shqipëria vendi i parë që po e bën këtë. Ka edhe shtete të tjera që janë në procese të tilla për ndalimin e këtij rrjeti social, përfshi edhe shtete perëndimore. Unë sot kam marrë pafund mesazhe falenderuese nga prindër e mësues, të cilët kanë qenë të shqetësuar për varësinë që kanë pasur fëmijët”, shtoi Evis Kushi.

Sipas saj, “TikTok-u është vlerësuar se ka impaktin më negativ mes fëmijëve, në krahasim me platformat e tjera”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related