Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset pronari

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Gurëz, Kurbin. Bëhet e ditur se një 70-vjeçar është vrarë me armë zjarri si dhe një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Në njoftimi e policisë thuhet se viktima është shtetasi me inicialet S. M., dhe i plagosur ka mbetur shtetasi A. GJ., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjeç, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

 

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related