Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, Donald Trump, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm si president i Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, që nga viti 2021, kur ajo mbushi 23 vjeç, ajo u largua nga Uashingtoni dhe pushoi së punuari për babanë e saj. Më pas ajo deklaroi se “kapitulli” i politikës ishte mbyllur për të.

“Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë unë zgjedh t’u jap përparësi fëmijëve të mi të vegjël dhe privatësisë që krijojmë si familje. Nuk kam ndërmend të kthehem në politikë”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale në vitin 2022, pasi babai i saj shpalli kandidimin e tij të tretë për president.
Burime pranë Ivanka Trump, sipas CNN, thanë se ajo synon të mbajë të njëjtin qëndrim edhe pse babai i saj siguroi një mandat të dytë. Ajo, së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ndjekin një jetë relativisht private në Miami, Florida, ku i kanë kaluar katër vitet e fundit larg syrit të publikut.
