‘Je bërë shumë herë meme’, Muzhaqi: Çfarë nuk kam dëgjuar e parë për veten time

Data

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka folur për eksperiencat dhe sfidat e të rinjve në politikë gjatë një podcast-i të kryeministrit Edi Rama, ku po prezantohej ekipi garues i PS për zgjedhjet e 11 majit.

Muzhaqi, e cila është kandidate për qarkun Elbasan, u shpreh se sa herë që një i ri futet në politikë, ka përballë kritika dhe përpjekje për ta ulur.

Rama, duke e kujtuar për popullaritetin që ka fituar, i rikujtoi asaj disa ‘meme’, ndërsa Muzhaqi tha se ka dëgjuar dhe parë shumë për veten e saj që nga vitet e gjimnazit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related