SPAK kërkon arrestimin e saj, Berisha: Balluku turpëron zyrtarët e çdo vendi, është turpi i Shqipërisë dhe i qeverisë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u pyet edhe për praninë e Ballukut krah të të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së. Ai tha se nuk ishte ende i informuar për rrethanat konkrete, por shtoi se figura e Ballukut, sipas tij, turpëron çdo zyrtar shtetëror.

“Balluku turpëron çdo zyrtar të çdo vendi. Ajo është turpi i Shqipërisë, turpi i qeverisë dhe turpi i kombit shqiptar. Për arsyet pse ndodhej aty, duhet ta shoh më parë lajmin,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi Ballukun si simbol të dështimit dhe korrupsionit qeveritar, duke theksuar se veprimet e saj kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit.

Kujtojmë se SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related